Fermerët rrëfejnë arsye që po i detyrojnë të braktisin serat. Këta fermerë pohojnë faktin se kostot janë rritur ndjeshëm, ndërsa çmimet e shitjes janë të ulëta, prandaj edhe fitimet e tyre janë të ulëta.
Fermerët shprehen se nuk kanë marrë asnjëherë subvencione, ndërsa shpresojnë të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara nga moti i keq i disa javëve më parë.
Shqetësim tjetër i banorëve janë mallrat e importuara nga vendet e rajonit, me çmime shumë të ulëta, çka bën që prodhimi vendas të mos shitet.
Marrë nga Syri.net