Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zagreb të Kroacisë ku një 43 vjeçar i identifikuar si Goran Knezheviç ka sulmuar me sëpatë ish bashkëshorten dhe fëmijën e tij një vjeç e gjysmë.
Për pasojë, vogëlushja ka ndërruar jetë në spitalin e Zagrebit, ndërsa nëna ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të shumta që ka marrë.
Autori u arratis menjëherë pas sulmit dhe më pas ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë në unazën e Zagrebit. 43-vjeçari nuk ishte emër i panjohur për policinë pasi raportohej si person problematik dhe ishte dënuar më parë për grabitjen e shtëpive.