Në 24 orët e fundit janë shënuar 6 raste të reja të infektimit me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e infektimit me koronavirus.
Gjatë 24-orëshit të fundit janë kryer 75 testime, ndërsa 17 qytetarë janë shëruar.
“Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 75 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 6 qytetarë, në Bashkitë: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Durrës, Lushnje, Kolonjë, Berat. Janë 144 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,069 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.