Mbretëria e Bashkuar mbështeti një plan të SHBA-së për të vrarë Osama bin Laden nëntë muaj para sulmeve të 11 shtatorit. Dokumentet e sapo deklasifikuara tregojnë se qeveria britanike e udhëhequr nga ish-kryeministri Tony Blair favorizoi strategjinë për të vrarë liderin e Al-Kaedës në një sulm ajror.
Në atë kohë, Bin Laden ishte në listën më të kërkuar të terroristëve të FBI-së pas një serie sulmesh të Al-Kaedës, duke përfshirë bombardimet ndaj ambasadave të SHBA-së në Kenia dhe Tanzani që lanë më shumë se 200 të vdekur. Një sulm vetëvrasës i organizuar nga Bin Laden kundër USS Cole, një shkatërrues i marinës amerikane, vrau gjithashtu 17 njerëz.
John Sauers, këshilltari për çështjet e jashtme të Blair, i tha atij në atë kohë: Ne të gjithë jemi në favor të goditjes së OBL. Amerikanët nuk kanë ende prova se ai ishte përgjegjës për sulmin në USS Cole. Ata nuk do të ndërmarrin sulme ajrore derisa të kenë një armë tymosëse, dhe kjo mund të ndodhë vetëm pas 20 janarit (kur George Ë. Bush do të bëhej president).
Mbështetja britanike
Mbështetja britanike për vrasjen e Bin Ladenit iu përmend Blerit në një konferencë para darkës përpara se kryeministri të takohej me Presidentin e SHBA Bill Klinton, i cili u zëvendësua së shpejti nga Bush.
“Ne të gjithë jemi në favor të goditjes së OBL-së, por na duhet pak njoftim dhe një shans për të ndikuar në kohën,” i tha Saëers, Blair.
Që nga sulmet ndaj ambasadave të saj, SHBA-ja kishte ndjekur Bin Ladenin. Një ditë para sulmeve të 11 shtatorit, Clinton u regjistrua të thoshte se SHBA-të kishin mundësinë të vrisnin liderin e Al-Kaedës në Afganistan, por plani u shmang për shkak të rrezikut të vdekjes së civilëve.
“Pothuajse e mora atë”, tha Clinton në kasetën që u publikua në vitin 2014. Por ai shtoi se rreziku ishte shumë i lartë kështu që nuk e bëri.