I vihet tritol në orët e para të mëngjesit banesës së efektivit të policisë Valter Serra në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhaj rreth orës 02:00.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip “Volksewagen” në pronësi të tij dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij. Policia njofton se Serra është me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.
Sipas burimeve, autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur lëndën plasëse e kanë hedhur brenda në oborr.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.