Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim 39 vjeçarin Qerim Mara. Ai dyshohet se i vuri flakën një dyqani në pronësi të Faraudin Veizajt. Më pas Mara tentoi t’i digjte dhe automjetin.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”. Ende nuk dihet arsyet pas veprimit të 39 vjeçarit të shpallur në kërkim.