Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia italiane mbrëmjen e djeshme, pasi ishte në kërkim për trafik droge.
Shqiptari është arrestuar në provincën e Fermos në vendin fqinj. Sipas mediave italiane, gjykata e Apelit në Perugia, e ka dënuar me 11 vite e 4 muaj burg për trafik droge.
Pas arrestimit, 43-vjeçari shqiptar është dërguar në burgun e Fermos.