Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar në lidhje me trafikanten ndërkombëtare të drogoës Erisa Feron e cila figuron si specialiste e AKSHI-t, duke e akuzuar atë se qendrën dhe aktivitetin e përditshem të punës e ka në Ministrinë e Brendshme.
Në postimin e saj në Facebook, Caka thekson se Erisa Fero është prezantuar si punonjëse e Ministrisë së Brendshme në kontrollin doganor dhe ka qënë pikërisht emri i kësaj ministrie që e ka bërë Erisën shoqe të Habilajve që dikur lëviznin me makinën personale të ministrit.
Gjithashtu Caka denoncon se Erisa ishte përfshirë katër herë në aktivitet kriminal, por mburoja e punonjëses së Ministrisë së Brendshme e ruante nga kontrollet.
Sipas Cakës, kjo është administrata e kryeministri Edi Rama, këta janë ministrat dhe këto do jenë edhe vartësit.
Postimi i plotë:
Erisa Fero mund te figuroje si specialiste e AKSHI-t (bazuar ne sistemin e centralizuar te IT-ve te institucioneve, te cilet emerohen dhe shkarkohen nga AKSHI), por qendren dhe aktivitetin e perditshem te punes e ka ne Ministrine e Brendshme; ose te pakten keshtu eshte prezantuar ne kontrollin doganor.
Ka qene pikerisht emri i kesaj Ministrie, qe e ka bere Erisen, shume shoqe te Erises apo edhe Habilajt dikur qe leviznin me makinen personale te Ministrit, qe t’i shpetojne kontrolleve ne portat doganore.
Si mund te presim hetim te plote te krimit, kur jane vete punonjesit e Ministrise se Brendshme apo Policise se Shtetit ata qe garantojne mbarevajtjen e aktiviteteve kriminale?
Erisa ishte perfshire 4 here ne aktivitete kriminale, por mburoja e punonjeses se Ministrise se Brendshme e ruante nga cdo kontroll. Po SHÇBA-ja cfare bente nderkohe???
Erisa ka qene anetare e nje KZAZ-je, çka me siguri i ka siguruar asaj edhe vendin e punes e ndoshta eshte edhe patronazhiste…
Por ne fund te dites Erisa nuk eshte 100% fajtore; ajo thjesht ka zbatuar devizen e Ministrit te saj: pa krim nuk ka zhvillim.
Kjo eshte administrata e Rames; keta jane Ministrat, keta do jene dhe vartesit.