Andi. A, 46 vjeç dhe djali i tij, Antonio A, 20 vjeç, të dy shqiptarë janë ulur në bankën e të akuzuarve në Belgjikë pasi akuzohen për vrasje.
Mediat vendase shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin tetor, por vetëm së fundmi është bërë arrestimi i shqiptarëve. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të një marrëveshjeje të lidhur me pazaret e drogës. Migelvio Veldëijk kishte rënë dakord të takohej me 4 persona të tjerë, por përballja përfundoi me përdorimin e armëve të zjarrit.
Për pasojë, Velduijk u paraqit në spital, i shoqëruar nga dy të mitur. Ai ndërroi jetë në duart e bluzave të bardha, ndërsa dy 17-vjeçarët u ndaluan nga policia për t’u marrë në pyetje, gjë që solli dhe dërgimin e babë e bir nga Shqipëria përpara drejtësisë.
Migelvio Velduijk u rrit në Amsterdam. Ai kishte një tatuazh në krahun e tij të djathtë me kodin postar 1102 HB, i cili i përket lagjes H në Amsterdam Juglindore. Ai ndoqi Orion College South, një shkollë për fëmijë me vështirësi në të mësuar dhe në sjellje. Në vitin 2014 ai mori diplomën e tregtisë me pakicë MBO1.
Veldëijk kishte disa kohë që qëndronte në Dessel të Belgjikës. Edhe familja e tij u zhvendos në Belgjikë disa vite më parë. Në sistemet e policisë belge ai ishte i regjistruar për kundërvajtje relativisht të lehta. Për shembull, në fillim të pandemisë së koronës, ai u përlesh me një oficer sigurie në stacionin e trenit në Leuven, pasi kishte theksuar se nuk mbante maskë. Kjo u përshkallëzua kur Veldëijk filloi të filmonte punonjësin me telefonin e tij.
Për të paguar shpenzimet e funeralit të tij, anëtarët e familjes së Veldëijk tani kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve në internet.