Arsyetim jo bindës i SPAK për të mbrojtur provat e Ahmetajt – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Arsyetim jo bindës i SPAK për të mbrojtur provat e Ahmetajt

20:34 | 28/12/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kriminaliteti mbetet në rritje –

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

Edi Rama jep dorëheqjen! –

Vendimi i Prokurorisë së Posaçme për të mos nisur hetimet ndaj kallëzimit të depozituar nga gazetari Adriatik Doçi me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe fshehjes së provave për dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, citon një mori nenesh e ligjesh mbi të cilat funksionon SPAK-u.

Megjithatë, asnjë referim ligjor e rregullator nuk justifikon dy prokurorët përballë vendimit të tyre për të mos përfshirë në dosjen e inceneratorit të Elbasanit faturat që ngrenë dyshime të arsyeshme se Arben Ahmetaj ka përfituar para nga Klodian Zoto në të paktën gjashtë raste.

Provat

Në asnjë citim e referim ligjor të dokumentit të hartuar nga prokurori i posaçëm, Alfred Shehu nuk jepet përgjigje se pse këto prova nuk janë përfshirë në dosje nga ana e dy prokurorëve, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi.

Për ta justifikuar mospërfshirjen e tyre, vendimi braktis logjikën e thjeshtuar juridike dhe hynë në terma socio-psikologjikë. Si shembull, në një nga pikat e vendimit përdoret një gjuhë e tejzgjatur dhe përsëritëse për të treguar se prokurori posaçëm është zot i dosjes së vet, por pa treguar për asnjë moment nëse gjatë hetimeve prokurorët Braho e Nakuçi kanë përdorur dy standarde në vlerësimin e provave.

Dy standarde

Njëri standard është ai që pagesat e gjetura në kompjuterin e Klodian Zotos janë përfshirë në dosje, ndërsa standarti i dytë, ai që indiciet që të çojnë te pagesat e Zotos për Arben Ahmetajn nuk janë marrë parasysh.

Në vend të argumentimit ligjor se pse nuk janë përfshirë dokumentet që tregojnë përfitimet e Ahmetajt nga inceneratorët, vendimi për mosfillimin e ndjekjes penale të dy prokurorëve Braho e Nakuçi flet për ‘bindjen e brendshme’ të prokurorëve në pikën 4.3.12.

“Bindje e brendshme”

Pika shtjellon se çfarë do të thotë bindje e brendshme, duke shpjeguar se ajo ‘është ndjenja që formohet te organi procedues, në këtë rast te dy prokurorët Braho e Nakuçi për saktësinë dhe mjaftueshmërinë e provave’.

E thënë më thjesht, mospërfshirja e provave që implikojnë Arben Ahmetajn me inceneratorët justifikohet me ‘bindjen e brendshme të dy prokurorëve’ dhe jo me vlerësimin nëse provat në fjalë janë me vlerë për hetimin apo jo.

Alibia

Në të njëjtën pikë, alibia që ngrihet në mbrojtje të dy prokurorëve lidhet me dyshimet se këto prova mund të mos jenë të vërteta. Në lidhje me vërtetësinë, prokurorët Braho e Nakuçi si rregull duhej t’i verifikonin në pajisjet elektronike të sekuestruara të Klodian Zotos. A është bërë ky verifikim? Nga denoncimi i gazetarit Adriatik Doçi kuptohet që po, por thjesht dokumentet që përfshijnë Arben Ahmetajn janë lënë jashtë dosjes, ndryshe nga sa është vepruar me emrat e tjerë të çështjes.

Top Channel

Të Lidhura

Kriminaliteti mbetet në rritje –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

nga 27
13:41 | 15/06/2026
0

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2025,...

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

nga 27
13:39 | 15/06/2026
0

Një përpjekje për të zhvilluar një protestë qytetare në Përrenjas përfundoi pa pjesëmarrje, pasi thirrjes për t’u mbledhur në shesh...

Kriminaliteti mbetet në rritje –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

nga 27
13:31 | 15/06/2026
0

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2025,...

Edi Rama jep dorëheqjen! –

Edi Rama jep dorëheqjen! –

nga 27
13:21 | 15/06/2026
0

Këtë të hënë mbahet protesta e 16 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë mbushur sheshet dhe vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen...

Para
Shpëtoi familjen amerikane nga bora, ja çfarë thotë shqiptari

Shpëtoi familjen amerikane nga bora, ja çfarë thotë shqiptari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminaliteti mbetet në rritje –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

13:41 | 15/06/2026
Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

13:39 | 15/06/2026
Kriminaliteti mbetet në rritje –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

13:31 | 15/06/2026
Edi Rama jep dorëheqjen! –

Edi Rama jep dorëheqjen! –

13:21 | 15/06/2026
I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari –

I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari –

13:11 | 15/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Kriminaliteti mbetet në rritje –
  • Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –
  • Kriminaliteti mbetet në rritje –
  • Edi Rama jep dorëheqjen! –
  • I dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit, kapet në Belgjikë Gerd Gjinarari –
  • Nuk kam kryer pastrim parash, nuk dua gjykim të shkurtuar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kriminaliteti mbetet në rritje –
  • Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com