Olta e tregoi edhe njëherë se akujt mes saj dhe Zhaklinës nuk do të shkrihen lehtë, arsyet se përse publiku ende nuk e di, pasi Olta tha dje në mbrëmje se ajo nuk është ende gati për të folur.
Zhaklinës i ra si sfidë të shkonte te Olta , teksa luanin e vërtetë apo dënim me banorët e tjerë, dhe t’i kërkonte asaj të bënin paqe.
Por reagimi i Oltës ishte i prerë dhe komplet injorues: një shikim i ftohtë dhe asnjë fjalë.