Adam Fox u dënua me 16 vjet burg për komplot me qëllim rrëmbimin e guvernatores së Miçiganit Gretchen Uhitmer dhe shkatërrimin e një ure pranë shtëpisë së saj, për të parandaluar ndërhyrjen e forcave të rendit.
Drejtuesi i grupit të akuzuar për komplot, ka marrë dënimin më të ashpër deri më tani, megjithëse prokurorët kërkuan burgosjen e tij përjetë.
Tridhjetë e nëntë vjeçari Fox doli para gjykatës federale 4 muaj pasi ai dhe Barry Croft Jr u shpallën fajtor për akuzat për komplot, në një tjetër gjyq në Grand Rapids, në Miçigan.
Ata u akuzuan për organizimin e një komploti që përfshinte veprime të paimagjinueshme, për të mobilizuar ekstremistët anti-qeveritarë pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Arrestimi i tyre, si edhe kapja e 12 të tjerëve, shënoi fundin e një viti të trazuar për Shtetet e Bashkuara, mes tensionesh raciale dhe politike.
Qeveria tha se Barry Croft Jr kishtë aftësi për prodhimin e bombave artizanale ndërsa zoti Fox “udhëhiqte thirrjet drejtuar rektrutëve për të rrëmbyer armët, për të vrarë guvernatoren dhe për të vrarë këdo që tentonte t’u bëhej pengesë”.
Gjykatësi Judge Robert J Jonker tha se dënimi i 39 vjeçarit duhet të shërbente për të parandaluar akte të ngjashme dhe se kërkesa e qeverisë për burgim të përjetshëm nuk i shërbente një qëllimi të tillë.