Armët e Martinajt, policia po heton nëse janë përdorur për… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Armët e Martinajt, policia po heton nëse janë përdorur për…

18:14 | 27/12/2022
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Dy armët automatike, silenciatori, fishekët dhe uniformat si ato të policisë, që u gjetën nga RENEA në Fushë Kuqe, gjatë aksionit për kontrollin e shtëpisë së të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj, u janë nënshtruar ekzaminimeve. TVKlan raporton se policia i ka dërguar ato në laboratorin e Policisë Shkencore, ku ekspertët po kërkojnë për gjurmë të mundshme që mund të çojnë në identifikimin e personave që i kanë pasur në zotërim. Automatikët po kontrollohen po ashtu edhe për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale.

Vetëm një ditë më parë, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në Fushëkuqe, Vlorë dhe në Shijak, ku janë kërkuar gjurmë e të dhëna që do të mund të hedhin dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit të zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit, Ervis Martinaj. Fushëkuqja e Kurbinit, zona ku dhe jeton familja e Martinajt ishte e rrethuar për pesë orë gjatë ditës së sotme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e ish-bossit të lojërave të fatit. Policia e Shtetit doli nga Fushëkuqja me armë e municione luftarakë, por pa ndonjë gjurmë konkrete që mund të zgjeronte hetimet për 40-vjeçarin e zhdukur.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version.

Ish-efektivi Jeton Lami që u arrestua pas zhdukjes së tij është personi kyç që mund të hedhë dritë mbi ngjarjen. ‘Alarmi’ për zhdukjen e këtij të fundit bëri që të kqyreshin pamjet filmike dhe në një prej tyre, Lami shihej teksa futej në një hotel bashkë me Martinajn e një vajzë. Dëshmia e Lamit është konsideruar kyçe për zbardhjen e zhdukjes së të shumëkërkuarit.

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

Dyshohet se porositi vrasjen e dyfishtë, Lekocaj flet nga burgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi –

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi –

10:52 | 10/03/2026
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon –

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon –

10:42 | 10/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon –

10:38 | 10/03/2026
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu –

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu –

10:30 | 10/03/2026
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu –

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu –

10:28 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi –
  • Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon –
  • Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon –
  • Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu –
  • Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu –
  • Ish-ministri Fatmir Mediu në SPAK për gjyqin e Gërdecit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi –
  • Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com