Djali i xhaxhait të adoleshentit të vrarë nga e dashura e tij ka rrëfyer se kushëriri i tij, është larguar nga banesa për të takuar të dashurën e tij. në një rrëfim pak ditë pas zbulimit të ngjarjes së rëndë, e ndodhur në Tetovë, kushëriri i viktimës thotë se trupin 16-vjeçarit ia kanë gjetur në një gur të madh, ku kishte ngecur pasi vajza e kishte hedhur në ujë. I afërmi thotë se vajza e ka pranuar që i ka lidhur duart 16-vjeçarit dhe e ka goditur me një send të fortë në kokë.
Dëshmia
“Ai është larguar rreth orës 16:00, i ka treguar motrës dhe nënës që do dalë me të dashurën e vet. Ka ikur ta takojë atë dhe ka dalë diku rreth orës 10 dolën prindërit ta kërkojnë, e raportuan në rajonin e policisë, telefonit i shkonte thirrja por nuk përgjigjej njeri. Bashkë me prindërit e djalit dolëm në kërkim të tij dhe të veturës, makinën e gjetëm në parkim së bashku me telefonin. Motra e djalit ka kontaktuar me të dashurën në ËhatsApp dhe ajo i ka thënë që nuk ka pasur kontakt me të dhe se ishte te halla e saj. Ne i gjetëm çelësat e makinës jashtë saj dhe po kërkonim djalin. Rreth mëngjesit e gjeta unë trupin e pajetë në lumë, bashkë me mua ishte dhe policia. Trupi ishte i zhytur në ujë, pjesa e prapme e shpinës ishte jashtë ujit dhe dukej sikur trupi ishte ndalur në një gur të madh. Nuk kam qenë pranë trupit gjatë ekspertizës. Vdekja ka ardhur sepse ka pasur lëndime në kokë, kanë rënë me një mjet të fortë. E dashura e tij është arrestuar, ndodhet në 30 ditë paraburgim, deri tani nuk ka treguar nëse e ka bërë vetë apo ka pasur bashkëpunëtorë. Ajo e ka pranuar që është takuar, tha se i ka lidhur duart dhe se e ka goditur në kokë me një mjet të fortë, të cilin thotë se e ka hedhur në lumë. Ai kishte rreth 4 vite në lidhje me vajzën”, ka thënë ai.
Si ndodhi ngjarja e rëndë
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tetovë pak ditë më parë. Trupi i 16-vjeçarit u gjet në Banjat e Tetovës pak ditë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familja. Për krimin është arrestuar e dashura e tij, vetëm 17 vjeçe. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vrasjeje.