Pas disfatës në Ukrainë, ja me çfarë mund të përballet Rusia – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pas disfatës në Ukrainë, ja me çfarë mund të përballet Rusia –

09:39 | 26/12/2022
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Nëse lufta në Ukrainë vijon të shënojë rezultate negative për Rusinë, të gjithë janë skeptikë në lidhje me atë që mund të ndodhë. Disa nga mundësitë që diskutohen janë revolucioni dhe kryengritja. Por nuk përjashtohet dhe shpërbërja e Federatës Ruse. Shanset për këto skenarë rriten nga dita në ditë.

Ndaj SHBA-ja duhet të jetë gati për situata të tilla të paparashikuara.

Uashingtoni dhe aleatët e tij duhet të përgatiten për të frenuar çdo trazirë brenda Rusisë, dhe të punojnë me partnerët për të refuzuar çdo lloj thirrjeve për vetëvendosje madje edhe pavarësi përveç rivendosjes së integritetit territorial të vendeve që aktualisht janë pjesërisht të pushtuara nga Rusia.

Ndërkohë, SHBA-ja duhet të forcojë orientimin perëndimor të rajoneve, si Azia Qendrore, ku ndikimi rus është gjithashtu në rënie. Nëse Moska e humb plotësisht kontrollin e saj atje, Shtëpia e Bardhë duhet të drejtojë një përpjekje ndërkombëtare për të monitoruar armët bërthamore të Rusisë dhe armët e tjera.

Rusia përbëhet nga 83 entitete federale, shumë prej të cilave kanë një kulturë, histori dhe gjuhë të ndryshme nga Moska dhe fqinjët e saj. Në disa entitete, si Cirkasia dhe Bashkortostani, po shfaqen tashmë lëvizjet e para për pavarësi.

Hendeku midis Kremlinit dhe ushtarëve të tij është i madh. Deri më tani Vladimir Putin është mbështetur në mënyrë disproporcionale tek myslimanët rusë turq për të realizuar fantazitë e tij perandorake në Ukrainë.

Në një moment, këta veteranë të stërvitur nga betejat, do të kthehen në shtëpi në rajonet të trazuara, që po vlojnë nga revolta për vdekjen e njerëzve të tyre. Nëse këta popuj do të përpiqen të shkëputen, është e vështirë të imagjinohet se mund ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore, si për shembull siç ndodhi me Estoninë në vitin 1991. Ka shumë më tepër gjasa të kemi një përsëritje të konflikteve të përgjakshme, të ngjashme me Luftën e Parë çeçene në vitin 1994.

Në rast se Rusia mposhtet në Ukrainë, por nuk shkatërrohet si shtet, ajo ka të ngjarë të përfshihet nga konspiracione dhe pakënaqësi të ngjashme me ato që e mbërthyen Gjermaninë e Vajmarit pas Luftës së Parë Botërore.

Në këtë proces, balanca e pushtetit në shoqërinë ruse ka të ngjarë të anojë më tej drejt militantëve të vijës së ashpër dhe larg atyre pak të moderuarve që ekzistojnë ende

Përpara pushtimit të Ukrainës në shkurt, Putin kishte eksperimentuar me të ashtuquajturat ushtri private, si për shembull Grupi Vagner, që i kishte dhënë mundësi të testonte reagimin e Perëndimit në vende si Siria, pa rrezikuar ta angazhonte ushtrinë zyrtare ruse në ndonjë luftë, raporton abcneës.al.

Këtë gjë ai e ka bërë edhe këtë herë. Kremlini ka krijuar një hapësirë për grupet e armatosura nën/kombëtare si Regjimenti i 141-të Special dhe i Motorizuar, i quajtur zakonisht Kadirovitët sipas emrit të tyre çeçen, Ramzan Kadirov.

Është e sigurt se udhëheqësit e këtyre grupeve do të bëhen ndërmjetës të rëndësishëm të pushtetit, dhe ndoshta edhe kryekomandantët e luftës, në një luftë për pushtet pas largimit të Putini.

Ndikimi i Rusisë në periferinë e saj po dobësohet. Javët e fundit, SHBA ka organizuar bisedimet e reja për paqe midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, duke u mbështetur tek negociatat e nisura nga Uashingtoni në Kombet e Bashkuara disa muaj më parë.

Po ashtu bëri përshtypje lajmi nga Kazakistani se gazsjellësi azer BTC,  që lidh kryeqytetin e tij Baku me Gjeorgjinë dhe Turqinë  do të nisë vitin e ardhshëm transportimin e naftës së papërpunuar kazake, duke i dhënë fund monopolit dhjetëra vjeçar të Rusisë mbi eksportet kazake të naftës, raporton abcneës.al.

Të dyja këto zhvillime, do të kishin qenë të paimagjinueshme 10 muaj më parë.

Po ashtu mund të degradojnë një seri mosmarrëveshjesh të vjetra territoriale dhe në dukje të pazgjidhshme. Këtu përfshihen kontestet mbi ishujt Ukatni, Zhestki dhe MaliZhemçuzhni në Detin Kaspik; kufirin estonezo-rus; Territoret Veriore; dhe territorin finlandez të Karelias, të cilin Rusia e aneksoi që në Luftën e Dimrit të Nëntorit 1939.

Nuk ka asnjë dyshim se dobësia e Moskës do t’i joshë vendet e pushtuara nga Rusia që të kërkojnë largimin e ushtarëve rusë nga territoret e tyre, nga Transnistria në Moldavi, nga Karabaku në Azerbajxhan deri në Abkhazi dhe Tskhinvali në Gjeorgji.

Trazirat mund të ndodhin edhe gjetkë. Ndërsa shtetet–kliente të Rusisë dhe forcat e mbështetura prej saj në Lindjen e Mesme dhe Afrikë do të shohin zbehjen e ndikimit të tyre, Kina dhe Turqia do të angazhohen për të mbushur me shpejtësi boshllëkun e krijuar në Azinë Qendrore dhe Kaukaz.

Perëndimi duhet të zgjerojë dhe thellojë lidhjet e tij duke shfrytëzuar boshllëqet që ka krijuar katastrofa ruse në Ukrainë.

Kur të jetë e përshtatshme, NATO dhe Bashkimi Europian duhet të shfrytëzojnë momentin për të nxitur një zgjerim të ri “Big Bang” (të gjerë) me vendet që janë aktualisht kandidate dhe me ato aspirante.

Aty ku zgjerimi i NATO-s dhe BE-së është i papërshtatshëm, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të forcojnë lidhjet ekonomike dhe diplomatike, si dhe të inkurajojnë integrimin rajonal. Në një moment, Rusia do të rikthehet në skenën globale.

Perëndimi nuk do të jetë kurrë në gjendje të shohë braktisjen nga Moska të planeve të saj perandorake shekullore, edhe nëse duhen shumë vite për të rindërtuar forcat e nevojshme për të kërcënuar fqinjët e saj.

Por ajo që bëjnë tani SHBA-ja dhe Evropa, mund të forcojë në mënyrë vendimtare sigurinë europiane për dekadat e ardhshme.

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Sot në BBV, koha kur Luiz Ejlli ishte “dhëndri” i Jozefina Topallit

Sot në BBV, koha kur Luiz Ejlli ishte “dhëndri” i Jozefina Topallit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com