Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 29-vjeçare është vrarë nga partneri i saj për motive xhelozie.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në një fshat bregdetar të Castelvetrano, ku Ernesto Favara vrau me thikë gruan e tij.
Krimi ka ndodhur në shtëpinë e çiftit. 118 efektivë kanë ndërhyrë në vend me një ambulancë, por përpjekjet e shpëtimit rezultuan të kota.
Viktima quhej Maria Amatuzzo dhe ishte 29 vjeçe. Karabinierët e Komandës Krahinor të Trapanit ndaluan bashkëshortin, 63-vjeç i cili ndodhet në polici për t’u marrë në pyetje.