Ministria e Arsimit cakton datat e provimeve për Maturën Shtetërore të vitit 2023.
Gjuha e Huaj do të jetë si test më datë 1 qershor, Gjuha Shqipe e Letërsia më 7 qershor, Matematika më 13 qershor, kurse lëndët me zgjedhje m ë 19 qershor.
– 1 Qershor, Gjuhë e Huaj
– 7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi
– 13 qershor, Matematikë
– 19 qershor, Lëndë me zgjedhje
Në datën 31 dhjetor do të publikohet fondi i pyetjeve për provimin e informatizuar për të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provim i cili do të zhvillohet në muajin gusht.