Një 61-vjeçari është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në fshatin Qishbardhë të Vlorës.
“Sot, rreth orës 17:45, në bypass, në afërsi të fshatit Qishbardhë, një automjet tip ‘Fiat’, me drejtues shtetasin R.B., 61 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin P.B., 34 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet më tej në njoftim.