Të paktën 39 persona janë vrarë nga terroristët në Malagum dhe Sokwong të Nigerisë.
“Arise News” shkruan se mes të vrarëve ishte një burrë, gruaja dhe djali i tij. Disa të tjerë thuhet se janë zhdukur ndërsa shumë shtëpi janë djegur.
Megjithatë, një burim në zonë tha se 11 kufomat u zbuluan në shkurre, ndërsa të tjerët vdiqën nga plagët e marra. Një udhëheqës i komunitetit në këtë zonë tha në një bisedë telefonike deklaroi se sulmi ndodhi të dielën rreth orës 23:00 dhe zgjati për më shumë se një orë.
Ai tha se ka tension serioz në këto lagje pasi të rinjtë të zemëruar nisën kërkimet për të zhdukurit nëpër shkurre.