Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është padyshim ndeshja kryesore e kësaj jave në Kategorinë Superiore.
Një sfidë direkte për klasifikimin, pasi dy skuadrat luftojnë për titull, por edhe një duel i zjarrtë sa u përket tifozerive të dy skuadrave.
Forca të shumta policie janë vendosur tashmë në stadiumin ”Air Albana” për të kontrolluar fluksin e madh të tifozëve që kanë filluar të vijnë në impiant për ndeshjen e orës 20:00.