Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të Mërkure në Llogara. Një 17-vjeçar është plagosur pasi është përplasur nga një automjet, teksa lëvizte në këmbë.
“Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V.B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka aksidentuar shtetasin E.H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
“Drejtuesi i mjetit, shtetasi V.B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin”, shtuan të njëjtat burime.