Qeveria spanjolle është duke u bërë gati të sfidojë ligjërisht krijimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga ana e qeverisë rajonale në Katalonja, e cila ka si synim shkëputjen nga Spanja.
Ministri spanjoll i Drejtësisë, Rafael Catala, u ka thënë gazetarëve të premten se avokatë të angazhuar nga qeveria do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese që të urdhërojë pezullimin e kësaj Ministrie, qëllimi i së cilës është të sigurojë mbështetje te komuniteti ndërkombëtar për pavarësinë e Katalonjas nga Spanja.
Qeveria rajonale e Katalonjas ka miratuar muajin që shkoi themelimin e kësaj Ministrie dhe ka emëruar politikanin separatist, Raul Romeva, në krye të saj.