Të rinjtë shqiptarë bashkojnë pasionin dhe punën për të kontribuar në një spektakël të rëndësishëm sikur është “Santa’s Drift”. Ky është një spektakël ku të rinj që kanë pasion makinat dhe punojnë më to, sjellin punimet e tyre në Sheshin Nënë Tereza. Dhe realizojnë shfaqje me punën e tyre. Më pas të ardhurat që mblidhen nga ky spektakël shkojnë për fëmijët e shtruar në repartin e onkologjikut në QSUT. Grupi më i ri pjesëmarrës në këtë festival ishte me 5 të rinj nga Durrësi. Ata përfaqësohen me firmën “Auto Tapiceria Adi”. Makina në foton më poshtë është ndërtuar prej fillimit nga ta, me të cilën janë përfaqësuar denjësisht në festivalin e këtij viti që u zhvillua me 17 dhe 18 dhjetor.
Pesë të rinj nga Durrësit tregojnë se makina nga fabrika është e llojit SLK, por ata kanë transformuar çdo gjë dhe e sollën për një super shfaqje. Ata shprehen se kanë punuar disa javë me makinën, ndërsa dëshira dhe ideja e tyre ka lindur vit më parë. Ata shprehen se duhej shumë punë që këtë vit të arrinin të bëheshin pjesë e spektaklit, ndërsa vitet e shkuara kanë qenë vetëm spektator dhe mbështetës, sidomos të kauzës që ai përfaqëson.
Të rinjtë shprehen se shfrytëzojnë orët pas pune, deri në mesnatë që pasionin e tyre ta kthenin një punë produktive.
Ata theksojnë se këtë herë arritën të sillnin një model të veçantë në Shqipëri, pasi pjesa e sipërmes është ndryshuar plotësisht dhe është ndërtuar me tuba e gjitha.
“Jemi punuar me makinën gati 2 javë, darkave vonë nga 1.30 – 2 ore maksimumi. Nuk kemi ndonjë pritshmëri të madhe se viti parë që marrim pjesë në kategorinë drift, por mjafton të pëlqehet nga publiku si projekt. Sepse është i vetmi projekt i tillë në Shqipëri. Ideja lindi nga pasioni madh për makinat dhe sigurisht pasi pamë njoftimin për spektaklin dhe kauzën që mbulon. Donim te provonim një sport që se kishim bërë ndonjëherë. Por ishte idea qe te hynim me diçka ndryshe nga të tjerët. Si dhe pasioni për të ”sfiduar veten” nëse mund të arrijmë diçka ndryshe, që ne nuk e kishim bërë ndonjëherë”, shprehen ata.
Ndërsa premtojnë se vitin që vjen puna e tyre do ketë avancuar dhe do të dhurojnë risi për qytetarët që janë të apasionuar pas driftit me makina.
Lexo edhe : Ndahet nga jeta gazetari i njohur sportiv