Thumanë-Kashar/KKT miraton tarifën, koncesionari merr 1.56 mld euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thumanë-Kashar/KKT miraton tarifën, koncesionari merr 1.56 mld euro

16:51 | 15/12/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –

Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

Këshilli Kombëtar i Territorit, ka miratuar lejen për dhënien me koncesion të rrugës Thumanë-Kashar. Kështu, kompanitë koncesionare “Gener 2 dhe G2 Infra” që fituan si bashkim operatoresh të drejtën për kontratën e ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes, do të marrë 1.56 miliardë euro (pa TVSH) për 35 vite.

Në kontratë thuhet se kompania do të vendosë një tarifë për kalimin e mjeteve në këtë segment rrugor për të gjeneruar të ardhura. Në vitet e para qeveria ka vendosur edhe një fond si garanci nëse kompania nuk siguron fitimin e planifikuar.

Kështu në vitin e parë plani bazë i të ardhurave për operim dhe mirëmbajtje është 26.85 milionë euro. Ndërkohë që shteti do të garantojë 8 milionë euro Në vitin e dytë që përkon me vitin 2025 plani bazë i të ardhurave është 25.58 milionë euro. Në vitin e tretë të operimit plani i të ardhurave është 25.10 ndërkohë që nëse nuk arrihet ky plan garancia e shtetit është për 3.92 milionë euro. Vit pas viti plani i të ardhurave ndryshon duke kulmuar në 63.15 milionë euro në vitin 2055. Teksa mbështetja e shtetit ndalet në vitin 2031 kur garancia e parashikuar është 360 mijë euro.

Në 4 tetor kompania kërkoi dhënien e lejeve nga institucionet. Duke i hapur kështu rrugë instalimit të një impianti të lëvizshëm betoni që do të prodhojë sasitë e nevojshme që do të nevojiten për zbatimin e kontratës dhe ndërtimin e rrugës.

Financimi

Kontrata e lidhur mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanive Gener 2 sh.p.k dhe G2 Infra sh.p.k ka ndryshuar dhe parashikon një koncesion 35 vjeçar. Ku dy vitet e para do të jetë ndërtim i këtij aksi dhe pjesa tjetër operim dhe mirëmbajtje. Forma e koncesionit do të jetë e formës DBFOM që parashikon projektimin, ndërtimin, financimin, operimin, mirëmbajtjen dhe më pas transferimin tek shteti.

Kjo do të thotë se burimet financiare për ndërtimin e rrugës do të sigurohen nga koncesioni. Dhe ky i fundit do të marrë në kthim të ardhurat nga tarifat që do të vendosen për kalimin në rrugë përgjatë gjithë periudhës së koncesionit. Një element tjetër i kontratës është ai lidhur me garantimin e të ardhurave bazë që do të vijnë nga operimi i rrugës. Shteti merr përsipër që në 8 vitet e para të nisjes së operimit nëse nuk arrihet plani bazë të ofrojë mbështetje.

 Ankesa nga qytetarët

Vetëm 2 ditë me parë (15 dhjetor) Gijotina.com tregoi se banorët e Bërxullës dolën në një protestë para Ministrisë së Infrastrukturës sa i takon ndërtimit të projektit Thumanë-Kashar. Që sipas tyre po iu shkatërron pronat dhe ata nuk po marrin dëmshpërblimin e duhur. Banorët akuzojnë qeverinë për devijimin e projektit duke akuzuar edhe kompaninë që do e ndërtojë, “Gener 2”si një firmë hajdute. Ky projekt sipas banorëve prek 20 shtëpi dhe deri tani nuk ka asnjë bisedim me instancat përkatëse. Sipas banorëve qeveria po tallet me ta.

Lexo edheProjekti Thumanë-Kashar/ Banorët përplasen me Policinë: Po na soset durimi

 

Të Lidhura

U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –

U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –

nga 27
14:07 | 15/06/2026
0

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Eralbi Breçanin, djalin e ish-funksionarit te policisë Erzen Breçani, i ekstraduar disa ditë...

Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –

Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –

nga 27
13:59 | 15/06/2026
0

Biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi për llogari të SPAK dhe GJKKO, në lidhje me akuzën e pastrimit të...

Kriminaliteti mbetet në rritje –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

nga 27
13:41 | 15/06/2026
0

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, raportoi këtë të hënë në Komisionin e Ligjeve mbi veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2025,...

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

nga 27
13:39 | 15/06/2026
0

Një përpjekje për të zhvilluar një protestë qytetare në Përrenjas përfundoi pa pjesëmarrje, pasi thirrjes për t’u mbledhur në shesh...

Para
FOTO/ Ky është viktima që u dogj i gjallë nga Marjeta Karaj

FOTO/ Ky është viktima që u dogj i gjallë nga Marjeta Karaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –

U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –

14:07 | 15/06/2026
Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –

Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –

13:59 | 15/06/2026
Kriminaliteti mbetet në rritje –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

13:41 | 15/06/2026
Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –

13:39 | 15/06/2026
Kriminaliteti mbetet në rritje –

Kriminaliteti mbetet në rritje –

13:31 | 15/06/2026

Më Të Lexuarat

  • U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –
  • Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –
  • Kriminaliteti mbetet në rritje –
  • Faleminderit që më ndiqni nga kafja! –
  • Kriminaliteti mbetet në rritje –
  • Edi Rama jep dorëheqjen! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U ekstradua nga Spanja 2 ditë më parë, GJKKO lë në burg Eralbi Breçanin –
  • Akuzat për pastrim parash/ Ilir Shtufi nuk pranon ekstradimin në Shqipëri, çfarë deklaroi para autoriteteve greke –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com