Infermierët në Angli dhe Irlandën e Veriut kanë zhvilluar protestën më të madhe të mbajtur ndonjëherë në vend. Ata janë shprehur të pakënaqur për kushtet e punës si edhe për pagat. Reagime të forta ka pasur nga qytetarët, ndërsa duket se kjo mosmarrëveshje do të jetë e vështirë të zgjidhet.
“Është e vështirë të paguash faturat”, kështu janë shprehur protestuesit të cilët më tej kanë theksuar se rritja e kostos së jetesës ka ndikuar gjithashtu tek infermierët pasi nuk mund t’i përballojnë çmimet e larta.
Por presionet e kostos së jetesës janë të rëndësishme dhe Kolegji Mbretëror i Infermierisë beson se Qeveria duhet të shkojë më tej për të siguruar që anëtarët e saj të kenë kushte më të mira.
Të dyja palët thonë se duan të vazhdojnë të bisedojnë. Problemi është se kur shkojnë rreth tryezës, ata flasin për gjëra të ndryshme. Qeveria do të diskutojë vetëm kushtet dhe nuk do të rishikojë ofertën e pagave të këtij viti. RCN thotë se kjo duhet të jetë në tryezë.
“Kështu arritëm në grevën e sotme të paprecedentë. Është gjithashtu arsyeja pse një zgjidhje është e vështirë të shihet nëse njëra palë nuk ndryshon pozicionin e saj”, shkruan BBC.
Ndërkohë rreth një e katërta e spitaleve dhe ekipeve të komunitetit në Angli dhe pothuajse të gjithë ata në Irlandën e Veriut dhe Uells mund të përballen me largimin e infermierëve në datat 15 dhe 20 dhjetor.