Policia e Vlorës ka arrestuar një 29-vjeçar. Ai akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”. Mësohet se i riu me iniciale M. Ç, banues në Selenicë ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe është arrestuar në flagrancë.
“Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi M. Ç., 29 vjeç, banues në Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij”, njofton policia.