Fotot e mëposhtme janë nga seanca e sotme plenare, e cila është shoqëruar me debate të forta.
Por përveç debateve të forta ka pasur edhe momente pikante mes deputetëve me ardhjen e dy kolegëve të rinj.
Në fillim të seancës u betuan dy deputetët më të rinj, Petrit Doda dhe Oriela Nebijaj.
Dhe pas betimit të dy deputetëve të rinj nuk kanë munguar urimet, shtrëngimet e duarve si dhe përqafimet.