Shuhet ish-ministri shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shuhet ish-ministri shqiptar

21:48 | 12/12/2022
në Shqiperi
0

Ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, Ylli Çabiri, ish-ministër në qeveritë e para të fillimviteve ’90 dhe doktor shkencash.

Ylli Çabiri lindi në qytetin e Elbasanit dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës, në fakultetin e Inxhinierisë.

Karriera

Studimet pasuniversitare i kreu në Francë në universitetin “Paris XI”. Fitoi vlerësimin “Shkëlqyer” nga universiteti francez për studimin e tij të doktoraturës mi Çeliqet Shqiptare. Deri në vitin 1988 punoi si: Drejtues i Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Siderurgjike, më pas Drejtor në Këshillin e Ministrave, Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit me Jashtë dhe Zëvendësministër i Tregtisë së Jashtme.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në vitet e para të demokracisë, u emërua Ministër i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë në Qeverinë e Stabilitetit, të drejtuar nga z. Ylli Bufi dhe Qeverinë Teknike të drejtuar nga z. Vilson Ahmeti. Më pas punoi si Këshilltar i Ministrit të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë, Ekspert Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Vlerësimit të Financimeve të Bashkimit Europian në shtete të ndryshme të Ballkanit, Këshilltar Politikash i Ambasadorit të OKB në Tiranë dhe Këshilltar i Kryeministrit. Që prej vitit 1999 ka punuar Drejtor Ekzekutiv dhe President i Qendrës për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor, (HDPC) në Tiranë.

Botimet

Ylli Çabiri ka lënë pas mbi 34 punime, studime të thelluara e analitike në fushën e administrimit publik, politikave të qeverisjes dhe disiplinimit të energjive sociale, me angazhime të drejtpërdrejta si ekspert ndërkombëtar në mbi 21 organizata dhe institucione ndërkombëtare me interesa zhvillimi në Shqipëri në rajon e më gjerë.

Gjithashtu, ai shquhej për njohjet e thelluar të problematikave të administrimit publik dhe politikave të qeverisjes në mbi 8 vende të rajonit të Ballkanit; si dhe publikim të studimeve në mbi 6 vende të Europës dhe përtej Atlantikut.

Një numër i madh studimesh mbajnë autorësinë dhe kontributin e tij në fushën e qeverisjes së mirë, koordinimit të ndihmës së huaj, decentralizimit të pushtetit, ndarjes territoriale, ecurisë së reformave, varfërisë dhe pabarazisë, punësimit, arsimit, etj. Ylli Çabiri ka bashkëpunuar me të gjithë donatorët dhe institucionet ndërkombëtare të pranishëm në Shqipëri dhe ka kontribuar në konsulenca të rëndësishme në vendet e Ballkanit.

Intelektuali dhe profesori ka qenë anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan. Është vlerësuar me titullin “Honoris Causa” nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” – Elbasan, ku shërbeu për disa vite si anëtar i Bordit drejtues.

Dr. Ylli Çabiri është Qytetar Nderi i Tiranës, Korçës dhe Beratit.

The post Shuhet ish-ministri shqiptar appeared first on 27.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
VIDEO/ Tensionet në Kosovë, serbët në Beograd: F*ck NATO

VIDEO/ Tensionet në Kosovë, serbët në Beograd: F*ck NATO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar –

Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar –

13:56 | 19/12/2025
Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim –

Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim –

13:46 | 19/12/2025
Deputetët mund t’i marrin –

Deputetët mund t’i marrin, Balla kundështon! –

13:24 | 19/12/2025
Deputetët mund t’i marrin –

Deputetët mund t’i marrin –

13:18 | 19/12/2025
I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador –

I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador –

13:06 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar –
  • Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim –
  • Deputetët mund t’i marrin, Balla kundështon! –
  • Deputetët mund t’i marrin –
  • I jepte informacion mafies shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador –
  • Rama urdhëroi Thesarin para dy ditësh që t’i paguhen kunatit të tij 25 mln euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk ndalen protestat e fermerëve grekë/ Aksi Kakavijë-Janinë sërish i bllokuar –
  • Vetëm dy linqe në muaj për përdoruesit pa abonim –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com