Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotmë në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Papër. Mësohet se një mjet është përplasur me motorin, për pasojë është lënduar drejtuesi i motomjetit i cili është transportuar drejt spitalit të Elbasanit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespketimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të mësuar shkaqet e aksidentit.