Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati është një nga banorët e Big Brother Vip Kosova. Ditën e sotme në “Big Talk” ishte në një lidhje online Albana Osmani, për të shprehur mendimet e saj mbi banorët.
Ajo u ndal specifikisht te Gjoni duke treguar një histori që asnjë nuk e di. Bëhet fjalë për një gjest humanitar që ai ka bërë, gjë për të cilën deri më tani nuk ka preferuar ta flasë publikisht.
Gjatë fushatës “You are a sunflower”, artisti kishte zgjedhur të ndihmonte një vajzë të vogël 12-vjeçare që vuante nga sëmundja e rëndë. Gjoni jo vetëm që mbuloi të gjitha shpenzimet deri në shërimin e saj por pagoi edhe të gjitha borxhet e familjes së saj.
Albana tregoi se sot, vajza në fjalë është bërë një zonjushë plot jetë e cila i është pafund mirënjohëse Gjonit.