Einxhel Shkira së bashku me DJ Dagz janë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Ata do të bëhen së shpejti prindër të një djali. Emocionet e përditshmërisë ata i ndajnë herë pas here dhe në rrjetet sociale.
Mirëpo, së fundmi, Einxhel ka dhënë një intervistë për mediat, ku ka rrëfyer çdo detaj nga rrugëtimi i shtatzënisë. Moderatorja ka zbuluar se reagimi më i bukur, kur ka treguar që është shtatzënë, ka qenë i nënës së saj.
“Me disa prej tyre ka qenë e lehtë, e me disa e vështirë. Mamaja ime ka qenë personi që i druhesha më shumë kur t’i jepja lajmin, për shkak të përjetimeve të saj të saj të forta emocionale. Kisha frikë mos i bëja dëm me lajmin tim “bombastik”, por ndërkohë nuk mund ta mbaja më të fshehtë se barku po rritej. Dhe mund të them që mami ka pasur reagimin më të fortë dhe më të bukur për mua, sepse e kam ndjerë me shpirt dëshirën e saj që unë të bëhesha nënë”, u shpreh Einxhel.
Ndërkohë, e pyetur se ku do të jetojnë pasi të lindë djali i tyre, Einxhel tha:
“Pak nga të dyja, siç është dhe ky fëmijë që i përket të dyja tokave, ashtu do përpiqemi dhe të ne të jemi prezent në të dy shtetet, pranë familjeve tona, por edhe projekteve, bashkëpunuesve dhe përkrahësve tanë. Por le të themi që Kosovë do e mbajmë pak me hatër sepse aty po blejmë strehën e parë të familjes tone”.