Një çantë e gjetur në derën e Drejtorisë së Kufirit në Laprakë, ka alarmuar policinë duke ngjallur dyshimet për bombë.
Alarmi është dhënë tek Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Tiranë. Mësohet se njoftimin e kanë bërë vetë punonjësit e zyrave. Ende nuk dihen detajet në lidhje me ngjarjen.
Zona aktualisht është e rrethuar nga forcat xheniere dhe po kryhen kontrolle. Pritet një njoftim zyrtar në mënyrë që të zbardhen më shumë detaje.