ALARMI/ Vidhen të dhënat bankare të qytetarëve shqiptarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

ALARMI/ Vidhen të dhënat bankare të qytetarëve shqiptarë

14:25 | 09/12/2022
në Aktualitet
0

Read more

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë –

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen –

SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë –

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve –

Të dhënat bankare të shtetasve shqiptarë duket se janë kopjuar dhe disponuar nga grupi i personave të akuzuar nga Prokuroria për publikimin e databazës së pagave në fillim të këtij viti. Fakti duket shqetësues edhe pse informacionet në fjalë nuk janë bërë publike pasi një dokument i Komitetit shqiptar të Helsinkit, thotë se në CD-në e sekuestruar njërit prej personave në hetim, janë gjetur një numër i konsiderueshëm dokumentash me të dhëna bankare për klientë të ndryshëm. Për këtë episod nuk ka asnjë të akuzuar nga prokuroria.

Skandali i publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë duket se ka rrezikuar edhe të dhënat bankare që kanë të bëjnë direkt me shumat monetare që shtetasit disponojnë në bankat e ndryshme në vend.

Një dokument i Komitetit Shqiptar të Helsinkit në lidhje me skandalin, evidenton faktin se një numër i konsiderueshëm të dhënash bankare të klientëve të ndryshëm janë gjetur në një prej disqeve të sekuestruara nga prokuroria dhe të ekspertuar gjatë hetimeve për publikimin e databazës së pagave.

Pavarësisht se nuk janë bërë ende publike, duket se të dhënat bankare të qytetarëve janë kopjuar dhe kanë qarkulluar tek personat që shitën databazën e pagave apo të targave.

“Në kuadër të hetimeve penale të Prokurorisë së Tiranës  për databazën e pagave, në hard diskun objekt ekspertimi që i përket një prej të pandehurve, u konstatua edhe një numër i konsiderueshëm dokumentash të tjerë me të dhëna bankare për klientë të ndryshëm”, thuhet në dokumentin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Ky organizëm e sheh shumë shqetësues këtë fakt në drejtim të sigurisë së të dhënave dhe shton se është e paqartë se si janë marrë këto informacione dhe nëse ka patur nga prokuroria referim për hetimin administrativ të subjekteve kontrollues në sektorin bankar apo më gjerë që janë në kontakt me këto të dhëna.

Prokuroria e Tiranës ka kryer hetimet ndaj 2 punonjësve të AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj, lidhur me akuzat për ‘’Shpërdorim detyre’’, ‘’Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’’ dhe për 2 të pandehurit e tjerë, Klodian Sota dhe Endri Ikomomi, të punësuar në sektorin privat për veprën penale ‘’Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’’.

Hetimi ka përjashtuar hakerimin duke evidentuar se të dhënat janë marrë nga sistemi prej punonjësve dhe janë transferuar tek personat që i bënë publike. Komiteti Shqiptar i Helsinkit tërheq vëmendjen se SPAK duhet ta kishte hetuar këtë çështje dhe jo të kishte hequr dorë nga dosja duke ia kaluar prokurorisë së Tiranës.

Konkretisht bazuar në Kodin e Procedurës Penale dy prej veprave penale janë në kompetencën lëndore të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në raport evidentohet mosveprimi i organeve të drejtësisë ndaj episodeve të tjera të publikimit të të dhënave si databaza e zgjedhësve apo e targave.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren me shqetësim se për databazën e zgjedhësve nuk ka asnjë person që të jetë marrë në cilësinë e të pandehurit pas regjistrimit fillestar të procedimit në Prokurorinë e Posaçme./OraNEWS

Të Lidhura

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë –

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë –

nga 27
10:06 | 24/01/2026
0

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion kundër lojërave të fatit të paligjshme dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar...

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen –

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen –

nga 27
09:46 | 24/01/2026
0

Partia Demokratike, pritet të mbaje pasditen e kësaj të shtune (ora 17:00) protestën e radhës, para Kryeministrisë. Si pasojë, që...

SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë –

SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë –

nga 27
09:24 | 24/01/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), përmes Drejtorisë së Hetimit dhe Drejtorisë Rajonale Vlorë–Gjirokastër, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme...

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve –

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve –

nga 27
08:58 | 24/01/2026
0

Viti 2026 nisi me ujë mbi prag për një pjesë të Shqipërisë. Vetëm pak ditë pas ndërrimit të viteve, mijëra...

Para
I dënuar për trafik droge, ekstradohet drejt Italisë 51-vjeçari

Alarm për bombë tek Drejtoria e Kufirit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë –

Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë –

10:06 | 24/01/2026
Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen –

Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen –

09:46 | 24/01/2026
SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë –

SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë –

09:24 | 24/01/2026
Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve –

Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve –

08:58 | 24/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 6 Janar 2026 –

Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot –

08:38 | 24/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë –
  • Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen –
  • SPAK çon në arrest shtëpie shefin dhe dy efektivë –
  • Kriza e përmbytjeve e paralajmëruar! Alarm për zgjimin e institucioneve –
  • Vranësira dhe luhatje reshjesh, njihuni me parashikimin e motit për sot –
  • Këmbimi valutor 24 janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lojëra fati të paligjshme dhe shpërndarje kokaine, në pranga 57-vjeçari në Korçë –
  • Sot protesta e PD-së/ ‘Blindohet’ Kryeministria, ja rrugët që do bllokohen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com