Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka pohuar se dëshira e Perëndimit për të ruajtur dominimin në botë është fajtore për rritjen e rreziqeve të një konflikti të mundshëm.
“Potenciali për konflikt në botë po rritet dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e përpjekjeve të elitave perëndimore për të ruajtur me çdo mjet dominimin e tyre politik, financiar, ushtarak dhe ideologjik”, tha Putin.
“Ata qëllimisht po shtojnë kaosin dhe po përkeqësojnë situatën ndërkombëtare”, tha Putin.