Papa Françesku po bënte një lutje tradicionale në shkallët e famshme spanjolle të Romës, kur shpërtheu në lot ndërsa përmendi vuajtjet e ukrainasve.
Lutja ishte për të shënuar festën e “Virgin Immaculate”, e cila është një festë kombëtare në Itali.
Zëri i Papës filloi të dridhej teksa përmendi ukrainasit dhe iu desh të ndalonte, pa mundur të fliste, për rreth 30 sekonda.
“Virgin Immaculate sot do të doja të të sillja falenderimet e popullit ukrainas”… tha Papa dhe filloi të qante.
Pasi e mori veten, mijëra persona duartrokitën Papën.