Një fasoneri është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një hekur rrobash.
Pikërisht hekuri i rrobave mund të jetë lënë ndezur.
Deri tani, dy zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.