Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari ka vizituar ditën e sotme selinë blu në Tiranë ku është pritur nga ish kryeministri Sali Berisha.
Takimi vjen dy ditë pasi Berisha u godit me grusht në protestë nga i riu Gert Shehu. Vetë Berisha ka ndarë fotot në rrjetet sociale ku shprehet falënderues për vizitën e kryeyarit të Ulqinit dhe delegacionit të tij.
“Një falenderim për kryetarin e komunës së Ulqinit, Z. Omer Bajraktari dhe delegacionit shoqërues për vizitën e tyre sot dhe mbështetjen vëllazërore!”, shkruan Berisha.