Deputeti britanik: Qeveria shqiptare duhet të paguajë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deputeti britanik: Qeveria shqiptare duhet të paguajë

11:10 | 08/12/2022
në Aktualitet
0

Read more

Larg duart nga mineralet tona! –

Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara –

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë –

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Një seancë e vështirë është zhvilluar dje në parlamentin britanik ku deputeti Lee Anderson ka pyetur ambasadorin shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko në lidhje me migrimin ilegal të shqiptarëve atje.

Anderson, deputet konservator pyeti ambasadorin pse shqiptarët nuk kursejnë para për të mbërritur me linja fluturimi në mënyrë të ligjshme por zgjedhin rrugët klandestine për të hyrë në Britani. Sipas tij, ata duan të shmangin dorëzimin e të dhënave në shtetin britanik.

Një tjetër pyetje lidhej me faktin se a duhet qeveria shqiptare të rimbursojë qeverinë britanike për paratë e taksapaguesve që përdoren për të strehuar shqiptarët në Britaninë e Madhe. Ambasadori Qirko tha se kjo nuk është çështje e qeverisë shqiptare.

Debati i plotë:

Lee Anderson: Ju i përshkruat vendin tuaj si një vend i ngrohtë, vend i sigurt, një vend ku britanikët shkojnë për pushime, sot del se ata janë viktima skllavërie. Por sot shqiptarët paguajnë mijëra paund për të mbërritur ilegalisht në Britaninë e Madhe përmes trafikantëve, kur mund të paguanin vetëm dhjetëra paundë për të mbërritur me Ëizz Air. Pse nuk vijnë të vizitojnë vendin fillimisht me pak para, për pushime dhe më pas mund të aplikojnë për azil?

Qirjako Qirko: Nuk e kam këtë informacion. Nuk supozoj dot pse e bëjnë këtë.

Lee Anderson: Ndoshta sepse duke mbërritur legalisht, ata regjistrojnë të dhënat e tyre dhe shteti ynë i di se kush janë? Dhe kështu, ata nuk përfshihen dot në çështje ilegale?

Qirjako Qirko: Nuk e di. Normalisht ata vijnë për shkak të ekonomisë. Përgjigjja ime është se ata nuk vijnë këtu për tu marrë me çështje të paligjshme. Ata vijnë këtu për punë.

Lee Anderson: Ata mund të vinin në mënyrë të ligjshme dhe të kërkonin azil në mënyrë të ligjshme por nuk e bëjnë. Dakord, kalojmë në një çështje tjetër. është e drejtë për qytetarët britanikë që të shpenzojnë nga taksat e tyre për të strehuar shqiptarët në hotele?

Qirjako Qirko: Nuk e di, nuk është çështja ime kjo. Nuk është përgjegjësia ime për tu përgjigjur për këtë çështje.

Lee Anderson: Ju mendoni se qeveria shqiptare duhet të kontibuojë financiarisht për këtë çështje?

Qirjako Qirko: Jo, sepse nuk është përgjegjësi e qeverisë shqiptare. Ata kanë ardhur përmes Francës si turistë normalë.

Lee Anderson: Jo, ata kanë ardhur këtu ilegalisht.  Njerëzit vijnë vetë thoni ju? Flasim për vendin tuaj të ngrohtë dhe me zemër të madhe… Meqë zemra juaj është e madhe, duhet të shikoni njerëzit tuaj dhe të kontribuoni.

Qirjako Qirko: Nuk shoh arsye për të dhënë kontribut.

Të Lidhura

Larg duart nga mineralet tona! –

Larg duart nga mineralet tona! –

nga 27
14:30 | 24/01/2026
0

Ministrja e Burimeve Minerale të Groenlandës ka hedhur poshtë kategorikisht çdo përpjekje të Shteteve të Bashkuara për të vendosur mbi...

Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara –

Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara –

nga 27
14:16 | 24/01/2026
0

Shtetet e Bashkuara janë goditur nga stuhia dimërore më gjithëpërfshirëse e viteve të fundit, e cila nisi të premten dhe...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë –

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë –

nga 27
13:58 | 24/01/2026
0

Kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, si pasojë e...

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

nga 27
13:46 | 24/01/2026
0

Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët për protestën e sotme të PD-së te kryeminstria. Në njoftimin e publikuara në...

Para
Nuk ndalet Loredana, artistja arrin një tjetër sukses ndërkombëtar –

Nuk ndalet Loredana, artistja arrin një tjetër sukses ndërkombëtar -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Larg duart nga mineralet tona! –

Larg duart nga mineralet tona! –

14:30 | 24/01/2026
Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara –

Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara –

14:16 | 24/01/2026
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë –

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë –

13:58 | 24/01/2026
Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

13:46 | 24/01/2026
“300K për një numër celular” – Si po shiten klientët e drogës nga mafia shqiptare në Britani –

“300K për një numër celular” – Si po shiten klientët e drogës nga mafia shqiptare në Britani –

13:30 | 24/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Larg duart nga mineralet tona! –
  • Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara –
  • Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë –
  • Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës
  • “300K për një numër celular” – Si po shiten klientët e drogës nga mafia shqiptare në Britani –
  • Vërshim i papërmbajtur drejt Tiranës! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Larg duart nga mineralet tona! –
  • Stuhia dimërore goditi SHBA-në, ja 12 qytetet më të rrezikuara –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com