Tender pa garë/ Majlinda e Kurbinit i fal 5 mld lekë Paqësor Buzit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tender pa garë/ Majlinda e Kurbinit i fal 5 mld lekë Paqësor Buzit

16:33 | 07/12/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë –

Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe –

Bashkia Kurbin, drejtuar nga Majlinda Cara, vazhdon të firmosë tendera për ujësjellësin e ri që është bërë legjendë prej dy vitesh dhe akoma nuk sjell ujë. Që në Prill të viti 2020 kanë nisur punimet për ndërtimin, që është  prezantuar nga vetë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ajo ka premtuar se ky projekt duhet të përfundojë të paktën në 2022. Por ky vit po mbyllet dhe akoma ka shumë punë për të bërë.

Ndërkohë, Bashkia Kurbin vazhdon të shpenzojë për tenderët e këtij projekti. Tenderi më i fundit ka si objekt “Ndërtimin e rrjetit të jashtëm dhe të brendshëm të Ujësjellësit, Faza e IV-t”. Për të cilin do të shpenzohen rreth 5 miliardë lekë. Ky është një tjetër fond shtesë, nga miliona euro që janë shpenzuar deri më tani.

Përveç shpenzimeve pa kriter, sipas dokumenteve vihet re se kemi të bëjmë me një tender me fitues të paracaktuar.

Konkretisht njëri nga konkurrentët në garë ka ofruar zero lekë.

Ndërsa dy kompani të tjera janë skualifikuar me justifikimin se nuk kanë paraqitur CV-të e punonjësve si elektriçist, hidraulik dhe mekanik. Kështu tenderi i është falur bashkimit të operatorëve  “G.P.G. COMPANY” SHPK & “LLAZO” SHPK”. Pronarët e të cilëve janë mjaft të njohur në aferat me tenderët.  Këta janë Paqësor Buzi dhe Andi Llazi.

Kjo është një skemë tipike e njohur e rasteve kur fituesi është i ditur paraprakisht dhe gjithë procedura e tenderit bëhet sa për sy e faqe. Kjo e shpjegon mjaft mirë edhe faktin që pjesëmarrësit e tjerë garojnë sa për numër duke ofruar zero lekë. Ndërkohë oferta e paraqitur nga Buzi dhe Llazi është shumë e lartë. Rezulton të jetë sa 98.43% e fondit limit të tenderit. Duke i shtuar akoma më tepër dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

 

Vjedhjet me ujësjellësin e Laçit

Zvarritjet e këtij projekti vazhdojnë prej dy vitesh, gjithashtu edhe derdhja e fondeve herë pas here. Vetë Balluku dhe kryetarja e bashkisë, Majlinda Cara, thanë se ndërtimi i këtij ujësjellësi do të sigurojë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm për afro 30 mijë banorë të qytetit të Laçit. Për të u vunë në dispozicion 500 milionë lekë nga Thesari i Shtetit.  “Është një rrjet i plotë i ujësjellësit që do bëjë të mundur furnizimin me ujë 24 orë të njësisë administrative Laç dhe përfitues të kësaj janë rreth 30 mijë banorë. Unë shpreh falënderimet e mia për këtë investim madhor që i vjen Kurbinit”, tha Cara. E cila paralajmëroi se mund të kishte vonesa, por jo kosto shtesë.

Vetëm vitin e shkuar u shpenzuan 3 milionë euro.

Tenderi u fitua nga bashkimi i operatorëve “Senka” dhe “2T”. Në këtë garë morën pjesë 5 konkurrentë, nga të cilët 3 u skualikuan.

Ndërkohë, të dhëna të siguruara tregojnë se edhe faza e dytë e tenderit për ndërtimin e Ujësjellësit të Laçit shoqërohet me “flamuj të kuq”. Indicie që ngrenë pikëpyetje mbi procedurat. Fondi limit për këtë procedurë ishte parashikuar në vlerën 365.7 milionë lekë të reja ose pak më shumë se 3 milionë euro.

Në bazë të të dhënave zyrtare, rezulton se në këtë procedurë ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, i përbërë nga bashkimi i kompanive “Senka”, “Egland” dhe “GPG Company”. Referuar dokumenteve publikë, ky bashkim operatorësh përfaqësohej në konkurrim nga kompania “Senka”, e njëjta që ishte fituese në tenderin e hetuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në përfundim, Bashkia e Kurbinit shpalli fitues grupin e operatorëve, të cilët ishin të vetëm në këtë procedurë.

Oferta e paraqitur nga “Senka-Egland-GPG” ishte 363.692.924 lekë të reja.

Kjo procedurë e zhvilluar nga Bashkia e Kurbinit është e shoqëruar me së paku dy “flamuj të kuq”, të cilat janë indikatorë të ekspertëve të prokurimeve publike për të ngritur dyshime mbi abuzimin me fondin.

Së pari, në tenderin me vlerë mbi 3 milionë euro për ndërtimin e ujësjellësit të Laçit, faza e dytë, nuk ka pasur garë reale. Në tender ka marrë pjesë vetëm një konkurrent, i cili është shpallur edhe fitues. Po ashtu, “flamuri” i dytë ngrihet për ofertën ekonomike të paraqitur nga konkurrenti i drejtuar nga “Senka” shpk. Oferta është shumë pranë fondit limit (99.5 përqind). Duke ngritur dyshime se bashkimi i operatorëve ka qenë i bindur që do të ishte fitues në procedurën e zhvilluar nga bashkia e Kurbinit.

Lexo edhe: Digjet banesa në Kurbin, kryefamiljari: Zjarrfikësja erdhi pa ujë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –

nga 27
17:58 | 25/01/2026
0

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor “Fier–Libofshë”, ku një motomjet ka dalë nga rruga. Si...

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –

nga 27
16:30 | 25/01/2026
0

Java e 19-të e Kategorisë së Parë dhuroi emocione, gola dhe rivalitet të fortë në të gjitha ndeshjet. Skuadrat kryesuese...

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë –

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë –

nga 27
16:26 | 25/01/2026
0

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot pasdite në fshatin Bogë të Rugovës....

Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe –

Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe –

nga 27
16:12 | 25/01/2026
0

Superliga shqiptare e futbollit vijon sot me raundin e 21-të. Duke nisur nga ora 13:30 te tri pikët doli KF...

Para
Në Shkodër ‘vidhen’ romët, shtëpitë-kontejnerë nuk funksionojnë

Në Shkodër ‘vidhen’ romët, shtëpitë-kontejnerë nuk funksionojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –

Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –

17:58 | 25/01/2026
Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –

Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –

16:30 | 25/01/2026
Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë –

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë –

16:26 | 25/01/2026
Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe –

Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe –

16:12 | 25/01/2026
‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç –

‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç –

15:48 | 25/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –
  • Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –
  • Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë –
  • Tirana mposht Flamurtarin, Teuta dhe Vora ndahen në paqe –
  • ‘U vra në pabesi, shpëtoi të tjerët’! Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së Petrit Ndout, që e vranë me çekiç –
  • Hyn “Live” nga qelia e burgut! Shqiptari në Angli fiton 20 mijë paund për 7 minuta –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident fatal në aksin Fier–Libofshë, humb jetën një 35-vjeçar –
  • Kategoria e Parë/ Skënderbeu rikthehet tek fitorja, java buzëqesh edhe për Laçin, Pogradecin, Korabin dhe Luftëtarin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com