Një 43-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se 43-vjeçari ka qenë i dënuar në Greqi për kalim të kufirit të paligjshëm.
Sipas policisë, shqiptari ka qenë i dënuar me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burg.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasin në kërkim M. Ll., 43 vjeç, banues në Vlorë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, ka njohur vendimin penal të Gjykatës Njëantarëshe të Krimeve të Selanikut, Greqi, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit.