Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo po bën shpenzime të shfrenuara në prag të festave. Më 5 dhjetor 2022, Peleshi ka mbyllur dy tenderë që kapin vlerën 50 milionë lekë. Njëri nga prokurimet ka si objekt “Blerje dekore për festat”. Rreth 30 milionë lekë do të shpenzojë Filo nga fondet për qytetarët për të zbukuruar qytetin për festa.
Konkretisht, bëhet me dije se me këto para do të blihen drita, instilacione metalike me formë të ndryshme dhe ndriçuese, element të tjerë ndriçues. Por, në këtë çmim nuk është përfshirë bredhi dhe dekorimet për të. Çka do të thotë se priten shpenzime të tjera shtesë.
Në të vërtetë Korça është një nga qytetet që bën dekorin më të bukur dhe dhuron atmosferë të këndshme për qytetarët dhe turistët për Krishtlindje. Gjithsesi, 30 milionë lekë vetëm për drita dhe tela elektrik, janë shpenzime të tepruara.
Shohim më poshtë se tenderi është dhënë pa garë. Edhe tek paratë për dekorime nuk humbasin rastin të vjedhin kryebashkiakët tanë. Përveçse çojnë dëm miliona lekë për shpenzime luksi, ato lekë shkojnë në xhirot e biznesmenëve të paracaktuar.
Në dokumentet e tenderit vihet re se është paraqitur vetëm një ofertë. Konkretisht Selvije Abasllari ka paraqitur ofertën e saj si person fizik, me vlerë 28 milionë lekë. Filo duke shkelur ligjin për konkurrencën dhe transparencën, ia ka falur tenderin Abasllarit pa u lodhur fare. Kështu edhe ky prokurim që supozohet të sjellë atmosferë festash, në të vërtet merr “Flamur të Kuq” për risk të lartë abuzimi dhe korrupsioni me fondet publike.
20 milionë lekë për karburant
Ndërkaq, Filo sigurohet që makinat e zyrtarëve të bashkisë të jenë plot me karburant para festave. Kështu, kryebashkiaku i Korçës ka vendosur të harxhojë 20 milionë lek për prokurimin me objekt “Shpenzime për blerje karburanti”. Sipas të dhënave të dokumentit, Bashkia Korçë do të blejë 11 923 litra naftë, çmimi i së cilës është llogaritur me vlerën aktuale të tregut me pakicë, 209 lekë/ litër.
Sikur të mos mjaftonte ky abuzim që po bën bashkia me paratë e taksapaguesve, Sotiraq Filo ka shkelur rregullat për nënshkrimin e kësaj kontrate.
Në dokumente evidentohet se edhe ky prokurim është mbyllur pa garë.
Vetëm kompania “O L S I shpk” ka paraqitur ofertë dhe pa e zgjatur shumë, kryebashkiaku i ka dhënë menjëherë kontratën.
Ndërkaq, kompania e Agron Bulkut ka paraqitur ofertë të njëjtë me fondin limit. Ndërsa ligji kërkon që të merret në konsideratë që oferta të jetë poshtë fondit limit. Këto pika ngrenë dyshime se tenderi në fjalë ishte hartuar posaçërisht për Bulkun. Edhe më herët Filo ka bërë bashkëpunime për tenderë të tjerë korruptivë me kompaninë “Olsi shpk”. Në një nga këto raste, Peleshi i ka dhënë Bulkut 6.5 milionë lekë për ndërtim ujësjellës-kanalizime. Ky tender ka disa muaj që është mbyllur dhe ende nuk funksionon ujësjellësi i paguar nga taksapaguesit korçarë.
Nga ana tjetër, Bulku është edhe administrator i kompanisë së karburanteve “BOLV-OIL”. Kompania ‘OLSI’, gjatë viteve të fundit, ka marrë rreth 90 tenderë me vlerë miliona euro kryesisht nga bashkitë, por edhe nga Operatori i Sistemit te Transmetimit. Kompania e Agron Bulkut përbën një rast unik dhe sfidë për SPAK pasi dy tenderë nga OST, bashkë me “BOLV-OIL” të Behar Çukajt, me vlerë 80 milionë lekë, i ka marrë fiks sa fondi limit.
Lexo edhe: Tender pa garë/ OST i fal oligarkut të naftës Behar Çukaj gjysmë miliard lekë
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.