Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar treguesit statistikorë për muajin nëntor 2022.
Sipas SPAK, janë paraqitur gjithsej 12 kallëzime penale, janë regjistruar 15 procedime penale, 4 prej të cilave janë dërguar për gjykim.
Janë kthyer 63 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë.
Lexo edhe: Pas Lajçak, Escobar viziton të hënën Prishtinën
Njoftimi i SPAK:
Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
Janë regjistruar 15 procedime penale, nga të cilët 3 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 12 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Janë dërguar për gjykim 4 procedime penale me 15 persona të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme, janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 23 personave nën hetim.
Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm, është dhënë nga Gjykata e Posaçme një (1) vendim themeli, janë deklaruar fajtorë 2 persona të pandehur.
Në kuadër të ligjit antimafia është dhënë nga gjykata një (1) vendim konfiskimi sipas të cilit janë konfiskuar:
16 pasuri të paluajtshme
5 pasuri të luajtshme
11 subjekte tregtare, ndër të cilët: 4 subjekte tregtare të konfiskuara plotësisht dhe kuotat përkatëse për 7 subjektet e tjera tregtare.
Janë kthyer 63 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
Janë ekzekutuar 5 vendime penale të formës së prerë; nga këto: 2 vendime kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 3 në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 10 të dënuar.
Janë nxjerrë 2 urdhra ekzekutimi për konfiskimin e pasurive të luajtshme:
Automjete: 4 copë
Aparate celulare: 8 copë të markave të ndryshme
Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 25 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
Është vënë në ekzekutim një (1) letërporosi e ardhur nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.
Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e 2 shtetasve shqiptarë.
Në funksion të hetimeve të përbashkëta ka qenë e nevojshme zgjatja e afateve për një (1) Skuadër të Përbashkët Hetimore, si dhe zgjerimi i një (1) Skuadre të Përbashkët Hetimore duke përfshirë si palë në marrëveshje edhe një anëtar tjetër nga autoritetet e huaja.
Përsa i përket skuadrave të përbashkëta hetimore, në kuadër të procedimeve penale në hetim janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.
Në kuadër të 30 vjetorit të krijimit të Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA), Itali, si dhe në kuadër të bashkëpunimit në rritje të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia (DNA), në datën 8 Nëntor 2022 në Shqipëri u mbajt një Simpozium.
Në datën 14 Nëntor 2022, në Bukuresht, Rumani është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit të Rumanisë dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë.
Përveç takimeve koordinuese në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore, Drejtuesi si dhe Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë edhe në 7 Takime/Trajnime/ Konferenca.
U është kthyer përgjigje e plotë 23 kërkesave zyrtare për informacion.
Ka përfunduar diskutimi me Kuvendin e Shqipërisë dhe miratimi i buxhetit të vitit 2023 për SPAK.
Është monitoruar ecuria e realizimit të treguesve të buxhetit të SPAK për muajin Nëntor 2022;
Është shtrirë përdorimi i AFMIS në të gjithë stafin administrativ dhe fazat e ciklit të menaxhimit financiar të SPAK;
Janë iniciuar 3 procedura prokurimi dhe nënshkruar 2 kontrata të furnizimit me mallra dhe shërbime.