Tanimë të gjithë e njohim Luana Vjollcën si një nga ato personazhe e cila mundohet ta shfrytëzojë ndikimin e saj për dhënien e mesazheve rreth fenomeneve të ndryshme.
Mbrëmjen e djeshme moderatorja dha një mesazh mjaft të fortë e të rëndësishëm kundër dhunës me bazë gjinore, si edhe realizoi një performancë me këngën e saj “Isha”. Të gjithë ata që kanë dëgjuar së paku një herë këngën e dinë që bëhet fjalë për mbështetjen që vajzat duhet t’i japin njëra tjetrës.
Në fjalimin e saj në rubrikën më të re “Thuaje”, Luana e krahasoi “gruan” me një lule e cila ka nevojë të ujitet, ka nevojë për përkujdesje dhe për dashuri. Moderatorja vendosi në fokus ndodhitë e fundit në vendin tonë kur shumë vajza dhe gra janë vrarë nga partnerët e tyre, në Kosovë dhe Shqipëri.
Fjalimi dhe performanca u duartrokitën fort nga publiku e të ftuarit e mbrëmjes dhe në këtë moment Luana nuk mundi të mbante dot lotët në skenën e “Zemër Luana” për herë të parë, ku shtoi se këto tema e prekin.