Edicioni “Big Brother VIP” vjen për herë të parë në Kosovë. Ndërkohë priten surpriza të mëdha nga personazhet e njohur që do të marrin pjesë. Programi do të drejtohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërkaq opinionin e tyre do ta shprehin Olti Curri dhe Afërdita Paqarada.
Janë zbuluar tashmë disa prej banorëve që do të garojnë për çmimin e madh. Një nga emrat surprizë që do shkojë nga Tirana për këtë format është Vivien Thano. Ndoshta jo shumë prej jush e mbani mend vajzën simpatike me kaçurrela që u bë pjesë e formatit “Love Story” dy vite më parë, në kërkim të dashurisë së Sajmirit. Në këtë format ajo arriti deri në një farë pike, por nuk arriti të fitonte dashurinë e djaloshit të përzgjedhur, por fitoi simpatinë e publikut. Pas kësaj pjesëmarrje, ajo nuk u shfaq më në publik, por në rrjetet sociale vijoi të kishte një audiencë të lartë. Ndërkohë ajo bëhet pjesë e “Big Brother Vip Kosova” si një vajzë beqare dhe pse jo veç çmimit të madh në shtëpinë e famshme të kërkojë përsëri dashurinë.
Një tjetër emër është edhe Bekim Latifi, i njohur me emrin e artit MC Beka.Mc Beka është këngëtar dhe autor këngësh i njohur. Disa prej bashkëpunimeve më të suksesshme të tij janë me Adelina Ismajlin, Besnik Çakën, Donika Gashin, Mihrije Brahën, Gilin me këngën Viza e cila u realizua ne vitin 1994. Bekimi është një figurë e dashur në Kosovë e pritet që natyra e tij të shkaktojë mjaft situata.
Reperi Getinjo është një tjetër personazh që mbrëmjen e së hënës do t’i bashkohet lojës. Vetë reperi reagoi në lidhje me lajmin duke ironizuar mediat. Domethënë “Telegrafi” e di dhe unë nuk e di,”-shkruan reperi në Instastory. Por duket se kjo është vetëm një taktikë për të zhvendosur vëmendjen nga pjesëmarrja e tij në format.
Ndërkaq edhe aktorja Shota Baraliu i ka thënë “Po” ftesës për këtë format, duke u shndërruar një ndër banoret më me mbështetje në garë.
Një emër i përfolur ishte edhe ai i Art Abazit. Këngëtari pas shumë komenteve, ka reaguar duke dhënë përgjigje përfundimtare se a do të jetë pjesë e shtëpisë. Këngëtari me anë të një “InstaStory”, tregoi se ka pasur ftesë nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova” dhe ai i “Big Brother VIP Albania” mirëpo i ka refuzuar. “Produksionet e “BBV” si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, po ashtu i kam falënderu për ftesën e tyre, mirëpo Art Abazi është i fokusum në studio”, ka shkruar ai.
Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, interesi i publikut për të mësuar detaje apo edhe personazhe nga ky edicion i parë ka qenë i madh. Tashmë sytë e gjithë publikut janë orientuar tek “Big Brother Vip Kosova”.Së fundmi është konfirmuar lajmi se Elita Rudi do të jetë nën drejtimin e “Big Brother VIP Kosova Fan Club”, ku do të diskutohet çdo gjë rreth spektaklit të madh. “Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova!
Moderatori Alaudin Hamiti ka zbuluar pak javë më parë detaje nga roli i tij si moderator në këtë format kaq të pritur. Duke folur në një lidhje ‘Skype’ për “ABC e Mëngjesit”, moderatori tregoi se në fillim iu bë oferta për ta prezantuar i vetëm “BBVIP Kosova”. Por më pas, bashkë me drejtuesit e televizionit vendosën që të merrnin dhe dikë tjetër dhe kështu zgjodhën Jonidën.
Sipas Alaudinit, duhej një figurë nga Shqipëria, pasi tërheq audiencën. “Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”– tha ai.