Nuk ka Shqipëri të Madhe, të Vogël, të Mesme dhe as Shqipëri Etnike, por ka vetëm dhe vetëm një Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nuk ka Shqipëri të Madhe, të Vogël, të Mesme dhe as Shqipëri Etnike, por ka vetëm dhe vetëm një Shqipëri

12:07 | 12/09/2016
në Opinion
0

Nga dr. Arsim Spahiu

Në vitin 1913, gjyshërit tanë nuk arritën të formonin shtetin-komb shqiptar, që të përfshinte hapësirën tonë gjeografike. Ata formuan një shtet të gjymtuar, që nuk përbën as 10 % të trojeve të banuara nga paraardhësit e vjetër. Ilirët, gjatë viteve 1500-500 para erës sonë, bënin ligjin në hapësirën qendrore europiane, nga Balltiku në Greqi. Ata quhen Hauptvolk nga historianë të njohur. Emrat Europa, Adriatik, Jon e të tjerë, janë ilirë…

Çka është më keq, ne sot nuk jemi të vetëdijshëm as për trojet shqiptare, të prera nga mishi i gjallë i Shqipërisë në vitet 1913, 1944 dhe 1946. Sot, as që mund të merret me mend një afirmim i identitetit kombëtar shqiptar, në kuptimin modern të fjalës, pra i lidhur ngushtë me ndryshimin e hartës politike të Ballkanit, në simbiozë të ngushtë me projektet gllabëruese të shteteve kufitare.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Iliro-shqiptarët, të katandisur si kaposhi një thelë dhe të copëtuar në pesë-pjesë nga Europa, kërkojnë me çdo kusht të hyjnë në Europë, që të dalin në selamet. Diplomacitë e dy shteteve të sotme shqiptare që, të marra së bashku, nuk e përfaqësojnë dot kombin shqiptar, kanë zënë radhën në dyert e NATO-s dhe BE-së, krahas shteteve të tjera ballkanike. Europa dhe bota mbarë bëjnë sehir këta mjeranë në dyert e Europës, në dyert e asaj Europe, që e ka katandisur kombin shqiptar në këtë dorë dite.

Po, diplomatët e Shqipërisë shtetërore po mundohen si e si të hyjnë sa më parë në ato organizma euroatlantike.

Mirëpo diplomatë të Shqipërisë shtetërore flasin në emër të të gjithë shqiptarëve, pa pasur asnjë të drejtë a kompetencë. Duke vepruar kësisoj ata provojnë se nuk i përfillin bashkatdhetarët, që gjëllijnë nën shtypjen serbe, apo maqedone, apo greke, ose malazeze. Për disa shqiptarë të Shqipërisë zyrtare, si janë si s’janë bashkatdhetarët e Shqipërisë së jashtme, ku futet dhe Kosova.

Kështu veprojnë dhe intelektualët e tjerë, në përgjithësi. Dy vjet më parë një mendar i mirënjohur shqiptar shkruan se tashmë u kanë ardhur mendtë shqiptarëve, se tani ata përqendrohen në çështjet më të ngutshme madhore, përpara të cilave ndodhet kombi shqiptar: mirëqenia, hyrja në Europë dhe pavarësia e Kosovës.

Meqë çështja e tretë dhe e fundit u realizua sivjet, ai shkrimtar ndoshta do të shtonte: “Dy fjalë të mira për Kosovën, sa për të larë gojën”.

Kombet euroatlantike, më të vegjël qofshin, a më të mëdhenj, përfaqësohen nga një diplomat dhe vetëm një. SHBA-ve e Gjermanisë u mjafton nga një i atillë, kurse kombit shqiptar i duhen dy vetë, që përfaqësojnë rreth dy të tretat e kombit të vogël shqiptar!

Dhe duartrokasin shqiptarët, tashmë të përfaqësuar, sikur kanë kapur qiellin me dorë, duke lënë pa mend të huajt. Dhe qeshen John Bull me Jacques Bonhomme e kompani: “Shqiptarët përbëjnë një bashkësi klanesh…”.

Ne, shqiptarët, kemi dhënë prova se nuk dimë të ngrihemi në lartësitë e kërkesave të kohës. Së paku, tani e tutje të mos u tregojmë të huajve se kemi identitet të dobët kombëtar. Në vendet ku ky identitet është i dobët, si në Itali, ta zëmë, nacionalizmi i dytë konsiderohet si krahinarizëm (régionalisme). Në një shtet të ri si Kosova, niveli vendor frymëzon dhe mban të gjallë vetëm identifikimin kombëtar të individëve që banojnë në këtë vend.

Nocioni sovranitet i dytë krahinor nuk do të thotë patjetër sovranitet kombëtar. Në vende më të mëdhenj se hapësira gjeografike shqiptare, vetëm forcat dhe partitë sovraniste të shtetit kryesor mbrojnë pavarësinë e vërtetë dhe unicitetin e shtetit të vetëm kombëtar, sepse vetëm ky mund të përmishërojë të gjitha specificitetet e identitetit të tyre kombëtar. Së paku, kështu thuhet në Parlamentin Europian.

Sovranitetet dhe vlerat tradicionale kombëtare nuk janë as të dy anët e një medalje. Vetëm shteti mëmë konsiderohet si mbrojtës i të gjitha vlerave, zakoneve dhe mënyrave të jetesës, që përbëjnë themelet e identiteteve kombëtare, kundër çdo cënimi nga “të tjerët”, të cilët kërcënojnë këtë trashëgimi të përbashkët.

Në Europën e Bashkuar, e ashtuquajtura ITS “Identitet, Traditë, Sovranitet”, në emër të “njohjes së interesave kombëtare, sovraniteteve, identiteteve, dhe diferencave”, u kundërvihet “një Europë të bashkuar, burokratike dhe një super Shteti europian”. Prandaj, kjo duhet të kihet parasysh sidomos nga ata vëllezër të Kosovës, që ndoshta pretendojnë botërisht se në Kosovë na qenka formuar një realitet i ri kombëtar, i ndryshëm nga realiteti kombëtar shqiptar.

Nacionalizmat “nacionalë” dhe nacionalizmat vendorë duhet të kenë të njëjtën filozofi: mbrojtjen e asaj, që qytetarët quajnë “atdheu” i tyre i vërtetë, real apo imagjinar qoftë. Kështu thonë shkresurinat e Parlamentit Europian.

Shqiptarët nuk kanë dy “atdhe”, por një. Republika e Shqipërisë nuk është atdheu ynë. As atdheu i shqiptarëve të Kosovës nuk është Kosova.

Nuk ka as Shqipëri të Madhe, të Vogël apo të Mesme. Nuk ka as Shqipëri Etnike. Ka vetëm dhe vetëm një Shqipëri. Ajo shtrihet në tërë hapësirën gjeografike shqiptare që, mjerisht, është e copëtuar në pesë pjesë. Mirëpo “shqiptarët hanë fiq e kastravecë”; ata bëjnë blabla për pesë pare spec; ata përherë kanë qenë të lirë në miell dhe të shtrenjtë në krunde.

Shqiptarët nuk e kuptojnë se, për indiferencën ndaj çështjes së tyre kombëtare, do të bëhen proverbialë në historinë e përbotshme.

Ata “kanë veshë, por nuk dëgjojnë”. Thirrjet e ndonjërit për një kolok në Tiranë, Prishtinë apo Shkup mbi përkatësinë etnike të Kosovës në Mesjetë s’u ndien, si “zëri i atij, që thërret në shkretëtirë”. Europa dhe Amerika duhej të bindeshin se Kosova ka qenë përherë dardano-shqiptare.

Shqiptarët duhet të mblidhen pa tjetër në një kolok për të analizuar realitetin gjeopolitik shqiptar, çështjen e pakicave kombëtare dhe kufijve shtetërorë në Ballkan. Ata duhet të bindin frëngun se janë “Albanais” shqiptarë.

/ gazetainfopress.com/

Etiketa: dardano-shqiptaredr. Arsim SpahiukolokkrahinarizëmShqipëri e MadheShqipëri e MesmeShqipëri e VogëlShqipëri Etnike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rama i PS-së avantazh me 2211 vota ndaj Shehit të PD-së

Rama i PS-së avantazh me 2211 vota ndaj Shehit të PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com