Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në qytetin Van të Turqisë, në një zonë në mes të godinës së AK Partisë dhe godinës së Prefekturës, raporton Anadolu Agency (AA).
Si pasojë e shpërthimit shumë biznese dhe shtëpi përreth thuhet se janë dëmtuar, ndërkohë në zonë janë dërguar një numër i mardh ambulancash. Sipas burimeve paraprake njoftohet për të plagosur të cilët janë dërguar me ambulanca në spitalet më të afërta.
Nga ana tjetër ekipet e zjarrfikëses janë në vendngjarje për fikjen e zjarrit të shkaktuar nga shpërthimi.