Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Kush merr shpërblim për Fundvit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet vendimi i Qeverisë/ Kush merr shpërblim për Fundvit

19:33 | 02/12/2022
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në Fletoren Zyrtare janë botuar vendimet e qeverisë për dhënien e shpërblimeve për festat e Fundvitit.

Pensionistët me pension pleqërie, invaliditeti, familjar dhe social, përfitojnë shpërblim në masën 5,000 lekë. Efektet financiare për këtë masë llogariten 3,5 miliardë lekë.

Sipas vendimit, shpërblimet do të kalojnë në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2022 dhe do të paguhen gjatë këtij muaji.

Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2022, ato do të paguhen gjatë vitit të ardhshëm.

Shpërblimet e patërhequra parashkruhen me kalimin e 36 muajve nga data e miratimit të këtij vendimi.

Në paketën e shpërblimeve të fundvitit këtë vit janë përfshirë edhe familjet me ndihmë dhe ekonomike dhe ato të aftësisë së kufizuar.

Këto kategori do të shpërblehen në masën 3,000 lekë. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 399 milionë lekëve.

Kategoria e tretë përfituese do të jenë personat që përfitojnë pension invaliditeti Kompensimin për është në masën 6,000 lekë.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën rreth 397 mln lekë dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022.

Vendimet

Përfitojnë shpërblimin, në masën 5 000 lekë, sipas kategorive:

Personat, që përfitojnë pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

b) Personat, që përfitojnë pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe, sipas ligjit nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

c) Personat, që përfitojnë pension, sipas ligjit nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve, që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

ç) Personat, që përfitojnë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

d) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANC-it, sipas vendimit nr. 190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

dh) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm të caktuar në përputhje me nenin 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

e) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a dhe/ose 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ë) Personat, që nuk përfitojnë pension, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

f) Personat, që përfitojnë pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

g) Personat, që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit financiar si fëmijë në përkujdesje të Republikës, sipas ligjit nr. 129/2021, “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’”.

Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi e kanë edhe ata persona që u lind e drejta për përfitimin e pensionit deri në datën 31.12.2022, përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë ta marrin vetëm një herë këtë shpërblim, pavarësisht se mund të përfitojnë më shumë se një përfitim.

Përfituesit nga skema e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar shpërblehen financiarisht, për vitin 2022, në masën 3 000 (tre mijë) lekë, të ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike;

b) Familjet të cilat kanë në përbërje të tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë me vendim të KMCAP-së, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr. 57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”;

c) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;

ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar.

Kompensimin, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë të personave, që përfitojnë pension invaliditeti, sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për vitin 2022.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 396 642 000 (treqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e dyzet e dy mijë) dhe përballohen nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2022.

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
20 të infektuar në 24 orët e fundit –

20 të infektuar në 24 orët e fundit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –

Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –

09:33 | 17/02/2026
Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të shkollës në rikonstruksion, dërgohet urgjent në Spitalin e Traumës –

Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të shkollës në rikonstruksion, dërgohet urgjent në Spitalin e Traumës –

09:09 | 17/02/2026
Sekuestrohen pasuri me vlerë 200 mijë euro të dy personave të dënuar për drogë në Tiranë (Emrat) –

Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –

09:05 | 17/02/2026
Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –

08:57 | 17/02/2026
Ulen temperaturat, Dardha zbardhet nga dëbora

Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve –

08:41 | 17/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –
  • Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të shkollës në rikonstruksion, dërgohet urgjent në Spitalin e Traumës –
  • Nëndrejtori i Policisë Tiranë u pezullua pas skandalit tek AKSHI, ja kush e zëvendëson Erion Ismailin –
  • Shkarkimet në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, përmbytet sërish Oboti! Niveli i ujit arrin në 50 cm –
  • Reshjet e dëborës krijojnë problematika në disa akse rrugore në Korçë, apel për drejtuesit e mjeteve –
  • Këmbimi valutor 17 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tani mbetet vetëm që Rama të ndryshojë Kushtetutën dhe të shpallet mbret –
  • Kukës/ I mituri plagoset pranë kantierit të shkollës në rikonstruksion, dërgohet urgjent në Spitalin e Traumës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com