Një punonjës i Policisë në Tiranë është arrestuar për shpërdorim detyre. Në pranga ka përfunduar Alkid Ndreu, anëtar i Komisionit të gjobave, në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Për të, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur hetimet disa muaj më parë, pas denoncimeve të shumta që kishte marrë, se Ndreu merrte ryshfet në këmbim të kthimit të lejeve të drejtimit, pasi Policia Rrugore ua pezullonte qytetarëve. Ndërkohë, vetë Ndreu nuk ishte punonjës i Policisë Rrugore.
Lexo edhe: ‘Do bëj s*ks me motrën tënde’, si e kërcënoi burri gruan shtatzënë
Sipas policisë, rasti i fundit ndodhi kur ai është arrestuar në flagrancë është bërë ditën e djeshme teksa Ndreu i mori shumën prej 70 mijë lekësh të reja një qytetareje. Kësaj të fundit i ishte pezulluar patenta për tre muaj.
Nga verifikimet ka rezultuar se qytetarja me iniciale B.D e kishte të bllokuar lejen e drejtimit që nga data 24 nëntor deri më datë 17 shkurt të vitit 2023.
Por, pasi pagoi shumën e parave tek oficeri 48 vjeçar, Ndreu e mori patentën e vajzës nga Kartoteka në varësi të Drejtorisë së Policisë Tiranë dhe ia riktheu asaj.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe Eduart Caka nga Kruja. Ky i fundit, sekser i oficerit të policisë. Caka rezultoi se ka marrë paratë nga qytetarja dhe ia ka dorëzuar oficerit Alkid Ndreu.
Caka akuzohet për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit tek personat me funksione publike. Po për këto dy vepra penale, në gjendje të lirë po hetohet edhe qytetarja B.D.
Hetimet për këtë rast janë duke u ndjekur edhe për një tjetër punonjës policie, anëtar i komisionit. Ndërsa është sekuestruar edhe Kartoteka për t’u verifikuar afro 2 mijë leje drejtimi, për të verifikuar nëse ka pasur ose jo abuzime edhe me raste të tjera.