Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore ndaj ish efektivit Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
Seanca e radhës është caktuar më 6 dhjetor pasi njëri prej të plagosurve, konkretisht Emiljano Prenga, nuk është njoftuar.
Ngjarja ndodhi më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, ku disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grecës pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan.
Bllokimi i makinës u nga një grup, i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Lexo edhe: Dëshira për Champions, Ronaldo tundohet nga Chelsea
Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë.