Policia e Korçës njofton se një e moshuar është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së saj në lagjen numër 1 dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas bluve, viktimë ka mbetur J.N 68 vjeçe.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.11.2022, rreth orës 15:20, në lagjen nr. 1, Korçë, është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së saj, shtetasja J. N., rreth 68 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.